Celebrities Magazine Showbiz

Si një sirenë! Dalin pamjet nga festa jo e zakonshme e ditëlindjes së Armina Mevlanit

Ditën e djeshme blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani ka festuar ditëlindjen e saj. Bukuroshja ka mbushur 30-vjeç dhe duket se në këtë festë është “llastuar” nga miqtë e ngushtë dhe nga familjarët me dhurata dhe surpriza të shumta. Ka qënë vetë ajo që ka ndarë me ndjekësit e saj urimet e të dashurve si dhe buqetat e mëdha me lule.

Si gjithmonë edhe këtë vit, Armina kishte sjellë një temë mjaft interesante për ditëlindjen e saj. Blogerja zgjodhi jetën nënujore, ku sigurisht ajo ishte sirena e mbrëmjes dhe duhet thënë se tërhoqi shumë vëmendjen me stilin e saj. Armina kishte veshur një fustan të ngushtë, ngjyrë gri dhe me gurë, me të cilin dhe shkëlqeu.

Në festën e ditëlindjes, pranë saj ishin dhe familjarët dhe miqtë, ku shihen duke u argëtuar pa masë.

Rikujtojmë se, Armina së fundmi ka reaguar në llogarinë e saj në “Instagram” ku i përgjigjet ndjekësve të saj kur e pyesin mbi mendimin e saj mbi lajmin e shpalljes së familjes Berisha non-grata nga DASH.