Celebrities Showbiz

Si rrallëherë Jessica Biel poston një foto me Justin Timberlake dhe fëmijët e tyre!

Jessica Biel ka festuar Krishtlindjet me familjen e saj, Justin Timberlake dhe djemtë e tyre. Aktorja ka postuar si rrallëherë një fotografi të saj familjare në llogarinë e saj në Instagram. Kjo vjen pasi dyshja kanë qenë të rezervuar për të ekspozuar fëmijët, sidomos djalin e tyre të vogël.

Aktorja e nominuar dy herë për Golden Globe, ndau një foto familjare me bashkëshortin, Justin Timberlake dhe djemtë e tyre Silas dhe Phineas. Krahas fotografisë ajo shkroi:

Jam falenderuese për çunat e mi… Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve!

Ata morën urime të shumta për festën nga miqtë dhe fansat në seksionin e komenteve. 39-vjearja dhe 40-vjeçari, të cilët u martuan në tetor të vitit 2012, mirëpritën Silas në prill 2015 dhe Phineas në shtator 2019. Biel dhe familja e saj së fundmi kanë kaluar më shumë kohë në shtëpinë e tyre në Montana, pasi ajo dhe këngëtari nxorën në shitje rezidencën e tyre në Hollywood Hills në muajin tetor për 35 milionë dollarë.

Ndërkaq, Jessica Biel dhe Justin Timberlake janë takuar për herë të parë në vitin 2007 dhe që nga ajo kohë vazhduan të jenë një nga çiftet më të dashur të Hollywood-it. Sot, të dy janë të martuar për gati 9 vjet dhe janë prindër të dy fëmijëve. Dyshja janë shfaqur shpeshherë shumë të dashuruar dhe të lumtur me njëri-tjetrin.

Vitin e kaluar ata kaluan disa momente të vështira në martesën e tyre kur Justin Timberlake u fotografua duke mbajtur dorën e koleges së tij gjatë një mbrëmjeje kur ata ishin duke pirë. Këngëtari më pas i kërkoi ndjesë publike bashkëshortes së tij, Jessica Biel duke theksuar se ndihej i turpëruar për këtë gjest të papërgjegjshëm.