Showbiz

Pas problemeve në çift, Jessica Biel bën dedikimin e ëmbël për Justin Timberlake

Ata kaluan disa momente të vështira në martesën e tyre kur Justim Timberlake u fotografua duke mbajtur dorën e koleges së tij gjatë një mbrëmjeje kur ata ishin duke pirë.

Këngëtari më pas i kërkoi ndjesë publike bashkëshortes së tij, Jessica Biel duke theksuar se ndihej i turpëruar për këtë gjest të papërgjegjshëm.

Së fundmi ata kanë nisur terapinë në çift pasi martesa e tyre pësoi një krizë pas kësaj ngjarjeje.

Megjithatë gjërat duket se po përmirësohen mes tyre. Ditën e djeshme aktorja e famshme ka bërë një dedikim për bashëshortin e saj.

Justin festoi ditëlindjen të prëmten dhe urimi i ëmbël i Biel bëri xhiron e rrjetit.