Celebrities Live From Tirana

Si ta kuptojnë gratë që partneri po i tradhton? Detektivja private Shkënda Lili zbulon më shumë për TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio detektivja private Shkënda Lili. Pas kaq vitesh karrierë çfarë e bën një çështje të lehtë t’i jepet zgjidhje?

Puna jonë është e vështirë, situatat që më vinë mua asgjë nuk është e lehtë, duhet të matemi mirë. Nëse dikush është i vëmendshëm, ruhet edhe nga gjërat e tjera, këto personazhe janë të vështirë sepse janë vigjilentë. Personazhet që nuk ruhen janë shumë të thjeshtë për ne. Ne marrim informacione paraprakisht për personazhet që ruajmë, mund të ndërrojmë 4 agjentë për të mos rënë në sy me personat që ruhen mirë, pjesa tjetër mund të kapen edhe me një agjent.

A ka pasur personazhe VIP që kanë trokitur në zyrën e Lilit?

Patjetër. Çdo personazh vjen me një dyshim, i duhet një prove faktike. Shumica e rasteve janë pozitive, ajo çfarë kanë menduar ka dalë e vertetë. Në vitet e para ka qenë shumë e vështirë për mua sepse kam punuar vet personalisht. Ka të bëjë me pjesën psikologjike, unë marr përsipër edhe dështimin edhe suksesin para se të ndodhin, mund të ketë presione para ose pas investigimit.

Rasti më i lezetshëm që është paraqitur në zyrën e Shkëndës?

Ka qenë një rast kur bashkëshortja ka ardhur 2-3 herë në zyrën time duke më thënë që më atë të parën që zumë mat është ndarë por të shohim mos ka tjetër. Më vjen shpesh në zyrë dhe i them hajde bashkëpunojmë bashkë se u pa puna.(qesh) E di që bashkëshorti është i lëvizur dhe nuk ka çfarë i bën.

Si ta kuptojnë gratë që partneri po i tradhton?

Në përgjithësi femrat e kanë intuitën dhe e kuptojnë kur partneri i tradhton. Duhet të jenë vigjilente në ndryshimin e tyre, mbajtja e telefonit, e shkuara në tualet me telefon në duar, mbajtja e vetes shumë, këto janë hapat që mund ta kuptojë pa kaluar tek pjesa intime që femra e kupton që ka diçka që nuk shkon sidomos nëse partneri ka krijuar një lidhje paralele.