Lifestyle

Si ta kuptoni nëse katërputërshit tuaj po ju kërkojnë ndihmë nëpërmjet gjuhës së trupit?

Studimet tregojnë se të kesh një kafshë shtëpiake e rregullon shumë humorin tuaj. Është e natyrshme të duash qenin ose macen tënde. Kafshët tuaja shtëpiake jua kthejnë dashurinë pavarësisht se nuk jeni në gjendje të flisni, megjithatë ato komunikojnë duke ju dhënë shenja. Tundjet e bishtit, lëpirjet dhe shtrëngimet janë disa nga shenjat e dashurisë që falin kafshët shtëpiake. Por ndonjëherë, ato na japin shenja shumë delikate që tregojnë nevojat e tyre.

Bright Side na tregon disa nga shenjat më pak të zakonshme që na japin kafshët shtëpiake dhe çfarë mund të nënkuptojnë ato.

Lëpijnë hundën dhe buzët vazhdimisht

Macet dhe qentë shpesh lëpijnë buzët për të treguar se janë të uritur ose për të pastruar gojën ose hundët. Por nëse kjo po ndodh shumë shpesh, mund të nënkuptojë gjëra të tjera. Kryesisht, mund të tregojë dehidratim edhe pse ndonjëherë edhe stresi mund t’i bëjë ata të sillen në këtë mënyrë.

Ju shohin me sy të trishtë

Sytë e trishtuar duken kur të bardhat e syve të një qeni janë të dukshme. Dhe jo vetëm sepse qeni po shikon lart, por sepse është në ankth. Bashkë me të bardhën tek sytë, qeni gjithashtu mund të jetë i ngurtë, të rënkojë ose të lëpijë shumë buzët dhe hundën. Zakonisht kjo do të thotë që qeni është i shqetësuar, i frikësuar dhe mund të bëhet agresiv.

Po ju përtypin objektet

Urinojnë vend e pa vend

Të kesh kafshën tënde të trajnuar për të urinuar në vendin e duhur dhe papritmas të nisë të kryejë nevojat personale brenda mund të bëhet një gjë shumë e vështirë dhe për pronarët e kafshëve shtëpiake. Por, para se të humbni qetësinë, përpiquni të kuptoni pse qeni ose macja juaj urinon papritur brenda shtëpisë.

Nisin të mjaullijnë/ lehin më shpesh

Kafshët ‘flasin’ me anë të mjaullimave/ lehjes në shkallë të ndryshme, ashtu si njerëzit. Por kur kafsha juaj që është në përgjithësi e qetë dhe e rezervuar papritmas fillon të leh ose të mjaullijë pa pushim, duhet të ketë një arsye prapa saj.

Kapin bishtin vazhdimisht

Shumica e pronarëve të kafshëve shtëpiake e konsiderojnë qesharake kur ato ndjekin bishtin e tyre. Por kushtojini vëmendje për të parë nëse qenushja juaj fillon ta bëjë këtë shpesh. Shenjat mund të tregojnë se kafsha juaj po plaket, është në ankth ose është e mërzitur.

Fshihet nga ju

Një arsye tjetër për t’u shqetësuar është kur kafsha juaj miqësore papritmas fillon të fshihet nga ju. Mund të jetë pasi keni mysafirë të panjohur në shtëpi, ndihen të sëmurë apo janë duke u plakur.

Mbajnë veshët ulur 

Ka shumë qen që thjesht kanë veshë të varur, si racë. Por nëse qeni juaj me veshë normale ka filluar të mbajë veshët varur dhe gjithashtu tund kokën, mund të jetë një shenjë e një infeksioni të veshit.