Celebrities Showbiz

Situatë e tensionuar në BBV, Egla i teshtin në fytyrë Rozës: “Kam alergji…”

Dinamikat, debatet dhe ndodhitë e papritura nuk kanë fund në asnjë sekondë në “Big Brother VIP 3”. Një incident ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme mes aktores Egla Ceno dhe moderatores Roza Lati, të cilat kanë patur një debat të ashpër që përfundoi me një gjest të pakëndshëm nga ana e Eglës.

Gjatë një diskutimi në dhomën e gjumit, Egla, në një moment të tensionuar, ka teshtirë disa herë me qëllim në fytyrën e Rozës. Teksa bënte këto veprime, aktorja i ka thënë kësaj të fundit:

Kam alergji në fytyrën e saj.

Ky veprim ka ndezur mhaft reagime dhe nga banorët e tjerë. Kjo situatë vjen pak orë pasi aktorja pati gjithashtu një përplasje fizike me Rike Roçin. Vajzat nuk u kursyen aspak me ofendime ndërsa për to do të merret një vendim përmes zarfit të zi që tashmë ka mbërritur në shtëpi.