Celebrities Gossip Showbiz

Skandalet nuk kanë fund, e dashura e Piques në një romancë të fshehtë me Pep Guardiolan?!

Ylli i futbollit Gerard Pique së fundmi po bën tituj pas raportimeve të reja për një skandal që përfshin të dashurën e tij të re, Clara Chia dhe ish-menaxherin e Barcelonës, Pep Guardiola. Detajet e thashethemeve u raportuan fillimisht nga ‘Sport’, duke zbuluar se Clara mund të ishte përfshirë në një lidhje sekrete me Guardiolan.

Gjithashtu u tha se ish-lojtari e njeh Clara-n pasi fëmijën e tij shkonin në të njëjtën shkollë me të. Të dy, Pique dhe Clara nuk i janë përgjigjur ende këtyre pretendimeve. Por kjo nuk është e gjitha, pasi përflitet se tradhtia e supozuar ka ndodhur pasi Clara zbuloi se Pique kishte një lidhje me një avokate të re.

Lajmet për problemet e supozuara në lidhjen e re të Pique vijnë pasi fansat ndanë mosmiratimin e tyre në rrjetet sociale për një video që u shfaq në internet, në të cilën atleti shihet duke diskutuar me fëmijët e tij, Sasha dhe Milan në finalen e Kings League në Barcelonë, përpara zhvendosjes së tyre me Shakiran në Miami. Siç raportohet nga revista Alo, Milani e quajti babanë e tij një ‘klloun’, ndërsa ai brohoriste dhe festonte ndeshjen.

Gjithashtu u raportua se dy fëmijët ishin mërzitur dhe nuk dukej se ishin argëtuar gjatë ngjarjes. Rikujtojmë, se ish-mbrojtësi i Barcelonës, ka folur së fundmi për këngën e famshme të ish-partneres së tij Shakira, ‘Bzrp Music Sessions, Vol. 53’ me Bizarrap, e cila përmbante ‘thumba’ të qarta ndaj tij dhe partneres së tij të re, Clara Chia. Ish-futbollisti ka kundërshtuar qëndrimin e këngëtares kolumbiane dhe ka sugjeruar që ajo të mos merrte parasysh ndjenjat e të tjerëve, ndërsa kritikoi edhe fansat e saj.