Celebrities Gossip Showbiz

Skandali i tradhtisë së Adam Levine, reagon e “xhindosur” Emily Ratajkowski!

Supermodelja Emily Ratajkowski ka folur së fundmi për skandalin e tradhtisë së Adam Levine pas ndarjes së saj me bashkëshortin Sebastian Bear-McClard, i cili dyshohet se e tradhtoi. Modelja kritikoi aktoren Sara Foster për fajësimin e Sumner Stroh, e cili pretendonte se kishte një lidhje 1-vjeçare me këngëtaren e Maroon 5. Emily tha se:

Nuk e kuptoj pse ne vazhdojmë t’i fajësojmë gratë për gabimet e burrave, veçanërisht kur po flisni për gra 20-vjeçare që kanë të bëjnë me burra në pozita pushteti që janë dyfishi i moshës së tyre. Dinamika e pushtetit është kaq e anuar, është qesharake. Është grabitqare. Është manipuluese. Nëse je në një lidhje, je i detyruar të jesh besnik. Unë mendoj se një problem i madh në kulturën tonë tani është se ne thjesht themi: “Oh, burrat janë monstra, ata janë të tmerrshëm”. Ne nuk i bëjmë ata përgjegjës dhe më pas fajësojmë gratë e tjera. Ne u kërkojmë grave të rregullojnë sjelljen e tyre në vend që të themi se burrat duhet të ndryshojnë sjelljen e tyre. Është seksizëm. Është mizogjini klasike.

Rikujtojmë, se së fundmi të tjera akuza kanë ardhur në ‘adresë’ të Adam Levine nga dy modele të cilat pretendojnë se këngëtari u ka dëguar mesazhe flirtuese në Instagram. Menjëherë pasi pretendimet e Sumner Stroh të cilat Levine i ka mohuar u bënë virale, një grua e quajtur Alyson Rose ndau mesazhet e saj të supozuara me këngëtarin e Maroon 5.

Rose pretendoi se kishte shumë më shumë mesazhe, por zgjodhi të mos i shpërndante sepse ato nuk janë të përshtatshme dhe ajo nuk ndihej rehat duke postuar gjithçka. Një grua tjetër, komediania Maryka, ndau në Story në Instagram mesazhet e supozuara me Levine, i cili edhe asaj i thoshte se ishte i fiksuar pas saj. Levine ndërkaq është i martuar me modelen e ‘Victoria’s Secret’, Behati Prinsloo që nga viti 2014.