Celebrities Gossip Showbiz

“Skenar hollivudian…”/Ish-bashkëshorti i Britney Spears nuk beson në martesën e saj!

Së fundmi ish-bashkëshorti i Britney Spears ka zbuluar arsyen e vërtetë pse hyri i paftuar në dasmën e këngëtares në qershor me Sam Asghari-n. Jason Alexander, i cili u arrestua dhe u akuzua për shkelje të rëndë pasi filmoi veten duke hyrë në shtëpinë e Spears në ditën e saj të dasmës, tha në një intervistë me ‘Daily Mail’ se ai nuk besonte se Spears do të martohej me Asghari-n dhe duhej ta shihte me sytë e tij.

Alexander dhe Spears u martuan në Las Vegas në 2004-ën, por martesa zgjati vetëm 55 orë para se të vendosej një anulim.

Nuk mund ta lija të martohej me bisedat që kemi bërë gjatë dy viteve të fundit. Unë nuk isha atje për të shkaktuar dëm. Isha vetëm për të folur me Britney-n dhe për t’u siguruar që ajo ishte mirë dhe kjo ishte ajo që ajo donte. Kjo është e gjitha për shfaqje. Një skenar hollivudian. Unë nuk mendoj se ajo duket e lumtur. E gjithë kjo nuk është e vërtetë.

Alexander tha se ai dhe Spears ranë dakord që ajo të kontaktonte me të në WhatsApp, por pasi ai nuk mori më asnjë lajm nga ajo dhe pa raportimet për martesën e saj, ai ndjeu se duhej të shkonte ta shihte vetë situatën. Alexander theksoi se nuk kishte ndërmend të dëmtonte ish-gruan e tij, megjithëse u grind me truprojën e Spears kur nuk mundi të gjente këngëtaren dhe dyshohet se kishte një thikë me vete kur u arrestua.

Ai këmbënguli se nëse do ta kishte takuar Spears në ditën e saj të dasmës, rezultati do të ishte ndryshe, pasi ai ishte gjithashtu i bindur se ai nuk do të ishte arrestuar. Ndërkaq, rikujtojmë se dikur Spears ka rrëfyer se Princi William e ftoi atë për një darkë gjatë kohës që ajo ishte në një turne në Britani.

Në një intervistë për një ‘talk show’ britanik rreth 20-vjet më parë, ylli i muzikës pop tha se komunikonte me princin me e-mail dhe e ftoi atë ta vizitonte dhe ndoshta të dilnin për të ngrënë. Por takimi nuk u zhvillua kurrë, pranoi ajo gjatë një interviste për shfaqjen Frank Skinner të ITV1.