Botë e Çuditshme Tech

Skuterin tani e tutje mund ta fusni në çantën e shpinës nëse ju shqetëson trafiku!

Metropolet moderne, përtej avantazheve të tyre, kanë edhe problematika të theksuara. Nje prej tyre është mungesa e parkimit. Diçka që mund të shndërrohet në një makth te përditshëm për miliona persona. Por tani një shpikje nga Universiteti i Tokios mund ta zgjidhë pjesërisht ketë problem.

Japonezët kanë shpikur Poimo, një scooter që mund të shkoj deri në 15 kilometra në orë për rreth 90 minuta. Dhe më pas shfryhet si një tullumbace në rreth 2 minuta dhe vihet në një çantë që mund te mbahet mbi supe.

Një ëndërr të realizuar për studentët e Universitetit japonez që kishin përjetuar vetë vështirësitë, qoftë për parkimin e mjeteve me dy rrota. Projekti u prezantua në konferencën ndërkombëtare CHI 2020 mbi faktorin njerëzor në sistemet informatike, duke patur menjëherë simpatinë e të pranishmëve.

Rikujtojmë, se për shkak të shqetësimeve për zjarret e shkaktuara, e-scooter-at janë ndaluar nga i gjithë transporti në Londër kjo pasi një scooter elektronik shpërtheu në flakë në metro, në stacionin ”Parsons Green”, muajin e kaluar. Një rishikim i tyre nga Transporti për Londrën (TfL) zbuloi se bateritë me defekt të litiumit mund të shkaktojnë që ata të marrin flakë.

TfL paralajmëroi se një zjarr në një zonë të mbyllur si një autobus ose metro mund të çojë në dëm të konsiderueshëm për pasagjerët dhe stafin.

Ky rishikim ka gjetur se incidentet që kanë ndodhur janë shkaktuar nga bateritë e dëmtuara litium-jon, të cilat u këputën pa paralajmërim.

Ndalimi zbatohet për të gjitha shërbimet TfL, duke përfshirë metrotë, autobusët dhe tramvajet. Brigada e Zjarrfikësve të Londrës gjithashtu mbështeti ndalimin, duke thënë se ishte thirrur për të luftuar më shumë se në 50 zjarre që përfshinin e-scootar-a dhe biçikleta elektronike.

Muajin e kaluar u zbulua se 131 këmbësorë në Britaninë e Madhe ishin lënduar nga e-scooter-at gjatë 12 muajve të mëparshëm. Tridhjetë e shtatë nga viktimat pësuan lëndime, të përshkruara nga Departamenti i Transportit si “të rënda”.