Aktualitet Lifestyle Sociale Travel

Sondazhi i TAR/ Ku i kaluan shqiptarët pushimet e tyre dimërore?!

Kemi hyrë tashmë në muajin e parë të këtij viti të ri. Shumë prej nesh e kanë parë plot pozitivitet dhe shpresë e disa të tjerë nuk e kanë ndierë ende diferencën.

E ndoshta ajo që është më e rëndësishme në sezonin e fundvitit, janë padiskutim pushimet. Fatkeqësisht për vendin tonë, klima e ngrohtë ka mbizotëruar më së shumti këtë vit duke mos i lënë vend borës dhe argëtimit në vende të tilla. Megjithatë, disa të tjerë kanë preferuar që pushimet t’i kalonin diku jashtë Shqipërisë.

Thënë kjo, ne ngritëm një sondazh duke pyetur ndjekësit tanë se ku i kanë kaluar pushimet e tyre dimërore. Për fatin e keq, 47% janë përgjigjur se i kanë kaluar, apo do i kalojnë në punë. 27% janë përgjigjur në Shqipëri dhe po aq, 27% janë shprehur se do i kalonin jashtë vendit.

Ndërkohë ne kemi ngritur një sondazh të ri, duke qenë se vëmendja më e madhe shkon tek “Big Brother VIP” së fundmi. Cili nga banorët e nominuar mendoni se do të eliminohet mbrëmjen e nesërme? Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.