Celebrities Live From Tirana

Sonila Meço tregon se cilat janë ato programe televizive që tërheqin më shumë vëmendjen e audiencës ditët e sotme!

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Live From Tirana” ka qenë Sonila Meço, një figurë publike shumë e njohur në botën e medias. Në pjesë e dytë të emisionit është diskutuar rreth temës se cilat janë ato programe televizive që tërheqin më shumë vëmendjen e audiencës qoftë gradualisht apo edhe në mënyrë të menjëherëshme.

Si një personazh mjaft i njohur dhe që ka shumë vite që punon në televizion, Sonila tha se:

Nuk ka nevojë që ta them unë sepse nuk është çështje opinioni por është fakt. “Big Brother”-i dhe formate të ngjashme si ai sepse njerëzit kanë nevojë që të identifikohen. Shqipëria është një vend i varfër jo në kuptimin financiar por në mundësitë që të jep për të jetuar jashtë sferës së shtëpisë dhe punës. Njerëzit kanë shumë pak hobi, një vend ku e kalojmë kohën ose duke u stresuar ose me një punë të tejzgjatur. Prandaj e relativizojmë jetën tonë me të tjetrit në këtë pikë. Dikur ishin telenovelat ndërsa tani janë ‘reality show’.

Janë edhe programet e ndryshme politike me debate dhe me sharje deri në nivele ekstreme në brezin e shtatë. Politika është shumë e shkëputur tani nga nevojat e njerëzve sepse nuk reflekton më problematikat e tyre. Ata shihen si njerëz që janë shumë larg, si një skenë gladiatorësh. Kjo është një fatëkeqësi e madhe sepse tani në programet e ndryshme politike tani nuk bëhet politikë. 

Por në pjesën e parë është diskutuar rreth stresit që kanë gratë në ditët e sotme dhe cilët janë faktorët e shumtë që ndikojnë. Për të mësuar më shumë rreth faktorëve që ndikojnë tek stresi klikoni këtu.