Celebrities Live From Tirana Sociale

Gratë në ditët e sotme janë të stresuara më shumë nga burrat apo nga fëmijët?! Sonila Meço shpjegon gjithçka në TAR!

Sot e ftuar në “Live From Tirana” ka qenë moderatorja e njohur Sonila Meço. Për të folur në lidhje me stresin që kalojnë gratë. Si shikohet kjo problematikë në Shqipëri? A janë me të vërtetë të stresuar gratë nga burrat e tyre më shumë apo nga fëmijët?

Ky lloj stresi nuk vjen as nga trafiku i madh, as nga pamundësia financiare, as nga situatat e ndryshme që të krijojnë fëmijët, as nga pamundësia e kohës por vetëm nga burrat. Mendoj dhe them se gjithëkush nga ne zgjedh që të stresohet herë në mënyrë koshiente dhe jo koshiente. Në përgjithësi në të shumtën e rasteve në atë jo koshiente. Stresin nuk e ndalon dot ama ne kemi në dorë mekanizma mbrojtës. Ne zgjedhim që të shqetësohemi që do të thotë: Nëse burri është kaq shumë stresues, gra bëhuni të pavarura mjaftueshëm. Në momentin që ky stres bëhet i pa përballueshëm është njësoj si veprojmë me mbetjet toksike, i hedhim. Nuk na e thotë njeri që ke një mal me mbetje toksike dhe bashkëjeto me to tani. Do gjeni mënyrën e duhur për t’i larguar. A janë burrat shkaktarët kryesorë të stresit? Sigurisht. 

Të gjithë të stresuarve si nga gratë ashtu edhe nga burrat ju sugjeroj që të jetoni të tashmen. Pa idenë nëse është ditë e nesërme apo të djeshmen duhet e sotmja. Nuk mund të ndërtosh botën duke shkatërruar veten. Unë kam përshtypjen se kjo ndodh pasi bëhesh me fëmijë sepse i gjithë raporti që ke në çift ndryshon si me veten po ashtu edhe me fëmijën. Kjo lloj përgjegjësie nuk është e njëjtë. Duhen disa ekuilibra për gjithçka. Vëmendja ndryshon në mënyrë reciproke. Krahasimi i vetes me të tjetër edhe shkakton stres. 

Çfarë këshille do t’i jepte Sonila Meço të gjithë çifteve të rinj që janë bërë prindër dhe po kalojnë ndoshta ndonjë fazë jo të mirë ku stresi është kryesori?

Prindërimi është mjeshtëri më vete dhe raporti me bashkëshortin apo partnerin gjithashtu. Duhet që të ushqehet patjetër çdo ditë. Nuk duhet të harrosh kurrë që ke më shumë përgjegjësi se më parë, ke më shumë detyrime por duhet theksuar se ke mundësinë që edhe të ushqesh gjërat, në këtë rast raportin. Me ardhjen në jetë të një fëmije është e pashmangshme që gjërat do të ndryshojnë, raportet dhe ekulibrat do të ndryshojnë po ashtu dhe prandaj duhet të rregullosh gjithçka. Mbi të gjitha duhet ta shijoni.