Celebrities Music

“Spotify” i dhuron artistes së njohur në mbarë botën me origjinë shqiptare çmimin për suksesin e këngës “Me, Myself & I”!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po arrin suksese shumë të mëdha në muzikë. Ajo tashmë ka grumbulluar dhe numëron me miliona klikime në platformat e ndryshme në bazë të krijimtarive muzikore që ka realizuar përgjatë viteve. Kështu ka ndodhur edhe me këngën “Me, Myself & I”, të cilën e solli rreth gjashtë vite më parë në bashkëpunim me G-Eazy.

Në postimet e saj në rrjetin social Instagram nëpërmjet një InstaStory që ka shpërndarë, ajo tregon se është shpërblyer nga platforma “Spotify” pasi ka arritur një miliard klikime për këngën e saj. Në letrën që mori nga platforma e famshme shkruhej:

Urime që ke arritur një miliard klikime. Shpresojmë që të merrni një moment për të reflektuar mbi gjithçka që ju desh për të arritur një moment historik kaq të jashtëzakonshëm. Kjo pllakë qëndron si testament për gjithë punën tuaj të palodhur.

Artistja dukej se ishte tejet e lumtur për arritjen, ndërkohë që mbante në duar çmimin dhe kërcente bashkë me të.

Rikujtojmë gjithashtu se këngëtarja e njohur shqiptare, së fundmi ka publikuar një seri fotosh në Instagramin e saj ku përveç imazheve të vetes së saj, kishte përfshirë edhe shoqërinë, vëllain dhe jo vetëm. Diku në një tjetër fotografi, Bebe u shfaq duke pozuar në prehrin e të dashurit, Keyan Safyari.

Ajo ka folur nëpër shumë media të ndryshme në lidhje me të dhe është shprehur se edhe familja e saj e dashuron atë po aq shumë sa vetë ajo.

Ne e pëlqejmë këtë djalë. Unë mendoj se ky është një djalë i mirë. Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, ai kujdeset për mua, ai e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë.