Celebrities Gossip Showbiz

Statujat e legjendave të “Rolling Stones” Mick Jagger dhe Keith Richards vendosen në Mbretërinë e Bashkuar!

Statujat e legjendave të Rolling Stones Mick Jagger dhe Keith Richards janë zbuluar në qytetin e tyre të lindjes, Dartford në Mbretërinë e Bashkuar. Skulpturat prej bronzi u projektuan nga artistja Amy Goodman, e cila është një fanse e grupit.

Statujat, të quajtura “The Glimmer Twins”, një pseudonim i adoptuar nga Jagger dhe Richards në mesin e viteve 1970, sipas të cilit ata prodhuan albumet e Stones, u porositën nga këshilli i bashkisë Dartford. “Muzika e tyre ka ndryshuar fytyrën e muzikës popullore dhe këta djem nga Dartford tani janë dy nga njerëzit më të njohur dhe më të dashur në botë”,-tha kreu i këshillit të bashkisë Jeremy Kite gjatë ceremonisë.

Grupi mori pjesë në 14 koncerte në Evropë vitin e kaluar dhe një album i ri i Rolling Stones pritet të dalë këtë vit.