Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian dëshiron një fëmijë me Pete Davidson?!

Kim Kardashian thuhet se po shqyrton opsionet e fertilitetit pasi ka ndryshuar mendjen për një fëmije të pestë. Ylli i realitetit dhe biznesmenja miliardere dëshiron të ketë një fëmijë me të dashurin e saj të ri Pete Davidson, thuhet.

Nëna e katër fëmijëve ka qenë me komedianin 28-vjeçar Pete për shtatë muaj dhe dyshja dukeshin më se bukur kur dolën për Met Gala javën e kaluar. Kim është mahnitur me burrin e saj të ri dhe një burim ka pohuar se ajo është gati të jetojë me të dhe të krijojnë një familje së bashku.

Kim kishte vendosur më parë të mos kishte një fëmijë të pestë, por burime të brendshme tani pohojnë se ajo ka ndryshuar mendjen. Një burim i tha revistës Closer se tani po shikon opsionet e fertilitetit me Pete. Ata pretenduan se Kim është gati të ndërmarrë hapin tjetër në marrëdhënien e tyre dhe të jetojnë së bashku pasi kaluan kohë me familjen e Pete javët e fundit.

Kim i kërkoi Pete të jetonte me të dhe ata të ktheheshin në Los Angeles. Ajo është kokë e këmbë e dashuruar dhe muajt e fundit e kanë bërë të kuptojë se çfarë duhet për të qenë vërtet e lumtur. Ndërsa Pete ende i duhet të fluturojë për në Nju Jork për punë, ajo mezi pret që të jetojnë së bashku me orar të plotë dhe të fillojnë të planifikojnë të ardhmen e tyre së bashku.