Suksesi i stilistit Valdrin Sahiti brenda kufijve është i padiskutueshëm, por duket se nuk ka të ndalur as jashtë kufijve. Dhe po flasim për emra shumë të njohur, si Beyonce, Yung Miami, Winnie Harlow në evente shumë të rëndësishme. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në “Wake Up” ku përveç këtyre sukseseve, ka folur pikërisht për bashkëpunimet me yjet shqiptarë dhe të huaj.
A bëhen xheloze gocat shqiptare që po të “rrëmbejnë” VIP-at e huaj ndërkombëtarë?
Është e jashtëzakonshme ndjesia për të punuar me njërëz që kanë besuar në punën tënde që nga fillimi, atëherë kur nuk ka besuar askush. Divat tona kanë qenë me mua që në fillemet e karrierës sime dhe në një formë ne jemi ndërtuar bashkë profesionalisht, artistikisht. Fatmirësisht kimia për të qenë edhe shokë në jetën personale, n aka bërë edhe më të fortë dhe më të sofistikuar sepse e kemi ndihmuar njëri-tjetrin. Kalimi im në një tjetër nivel global, nuk besoj se ka pasur xhelozi, ato janë gëzuar shumë sepse ato gjithmonë më kanë thënë: “Ti Drinki nuk je për këtu, ti meriton më shumë”. Ato kanë qenë pasqyra ime e punës.
Cilën nga vajzat e famshme të Hollywood-it do të doje që të vishje dhe si do të vishje?
I love (Unë e dua) Kim Kardashian. Nuk ka skica që janë bërë vetëm për të, por në varësi të punës, në varësi të koleksioneve, stilistët e yjeve botërore drejtohen tek ne në varësi të ‘mood’-it.
Po nga VIP-at shqiptarë, cilat janë vajzat apo zonjat që ua njeh shijet aq mirë saqë sapo të thonë idenë e tyre e ke plotësisht të qartë se si do e realizosh? Cilët emra do të veҫoje në këtë aspekt?
Unë do të thoja sigurisht Elvana Gjatën. Ne kemi vite që kemi punuar bashkë dhe jemi miq shumë të mirë gjithashtu. Unë ja kuptoj fare mirë stilin dhe gjëra të tjera na presin së bashku.