Celebrities Gossip Showbiz

Stresi publikoi një prej surprizave të paralajmëruara!

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi ka filluar të lansojë mjaft projekte të reja muzikore me videoklipe shumë provokuese.

Siç ishte dhe më i fundit që erdhi në bashkëpunim me Flor Banën dhe mban titullin ‘CoCo’. Artisti lajmëroi se së shpejti do të publikojë këngë të reja dhe jo vetëm 1, por 2 projekte muzikore. E disa orë më parë, Stresi ka lansuar një prej tyre në duet me një reper të quajtur One T. ‘Win Win’ është një nga surprizat e paralajmëruara të artistit.

Artisti bën deklarata që shkaktojnë shumë bujë, por Instastory-t e tij më të fundit nuk kanë të bëjnë aspak me ‘thumba’ apo ‘diss-e’. Në fakt me anë të një video ku tregon një njeri shumë të shtrenjtë për reperin, bëhet fjalë për mamanë e tij, krahas i ka dedikuar disa fjalë me të vërtetë emocionuese.

Pak ditë më parë, Stresi ka zbuluar për ndjekësit e tij se do të lansojë shumë shpejt një bashkëpunim me një artist të njohur ndërkombëtarisht, megjithëse nuk e zbuloi emrin e tij/saj. Gjithashtu, reperi na ka treguar dhe një sekuencë të shkurtër nga pjesa e tij të këtij dueti.