Celebrities Gossip Showbiz

Kur vjen puna te ky person kaq i veçantë për të, Stresi nuk i kursen fjalët emocionuese!

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi ka filluar të lansojë mjaft projekte të reja muzikore me videoklipe shumë provokuese.

Shpesh në rrjete sociale, artisti bën deklarata që shkaktojnë shumë bujë, por Instastory-t e tij më të fundit nuk kanë të bëjnë aspak me ‘thumba’ apo ‘diss-e’. Në fakt me anë të një video ku tregon një njeri shumë të shtrenjtë për reperin, bëhet fjalë për mamanë e tij, krahas i ka dedikuar disa fjalë me të vërtetë emocionuese.

Sa krenar jam që të kam nëna ime. Nuk di a do mund të jetoja pa ty. Çdo gjë është e sigurt se ka një fund, por dashuria e nënës nuk ka kufi.

Kënga më e fundit nga Stresi erdhi në bashkëpunim me Flor Banën dhe mban titullin ‘CoCo’. Projekti nga reperi u publikua dy javë më parë dhe ka arritur mbi 2 milion klikime në platformën YouTube. Krahas këtij suksesi me anë të një postimi në Instastory, Stresi paralajmëroi se do të sjellë edhe një tjetër projekt pas këtij bashkëpunimi, por nuk zbuloi më shumë detaje.

Pak ditë më parë, Stresi ka zbuluar për ndjekësit e tij se do të lansojë shumë shpejt një bashkëpunim me një artist të njohur ndërkombëtarisht, megjithëse nuk e zbuloi emrin e tij/saj. Gjithashtu, reperi na ka treguar dhe një sekuencë të shkurtër nga pjesa e tij të këtij dueti.