Celebrities Gossip Showbiz

Stresi feston sot ditëlindjen, ja surpriza që bëri për ndjekësit e tij!

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi ka filluar të lansojë mjaft projekte të reja muzikore me videoklipe shumë provokuese.

Kështu ishte dhe më i fundit, që ka publikuar ditën e sotme në ditëlindjen e tij. ‘CoCo’ quhet kënga më e re nga artisti dhe në bashkëpunim me Flor Bana. Prej ditësh, Stresi na kishte paralajmëruar për surprizën e tij më të re me një videoklip shumë provokues, megjithatë zgjodhi t’jua bëj si dhuratë ndjekësve të tij me rastin e 35- vjetorit. Diçka që na tërhoqi vëmendjen është një pjesë ku reperi shfaqet në një dhomë hoteli në momente shumë romantike me një modele që u dyshua se ishte e dashura e re e tij.

Kujtojmë se me anë të një postimi në ‘Instastory’, reperi ka arritur të marrë vëmendjen e të gjithëve. Stresi ka postuar një foto të tij me një shkrim paralajmërues.

Reperi njihet për deklaratat e tij të bujshme që bën herë pas here lidhur disa situatave të caktuara që nuk kalojnë asnjëherë pa u vënë re, një ndër to ka qenë edhe ajo para pak kohësh, ku Stresi dha një deklaratë ‘bombë’ lidhur me jetën e tij personale.