Botë e Çuditshme Tech

Studim/Inteligjenca artificiale do të mund të parashikojë diagnozën e pacientëve!

Inteligjenca Artificiale do të mund të përdoret për të parashikuar gjendjen shëndetësore të një pacienti në të ardhmen, sipas një studimi. Teknologjia do mund të përdoret për të ndihmuar mjekët kur bëhet fjalë për monitorimin e pacientëve ose marrjen e vendimeve rreth diagnozës së tyre. Mjeti me Al, i njohur si Foresight, i përket të njëjtës familje të Al si ChatGPT, por është trajnuar duke përdorur informacione nga të dhënat elektronike.

Studiuesit kanë trajnuar tre modele të ndryshme të Foresight duke përdorur të dhëna nga më shumë se 811 mijë pacientë në Londër dhe një grup të dhënash të disponueshme në SHBA. Nga testimet, rezultoi që Foresight ishte në gjendje të identifikonte saktë gjendjen shëndetësore të pacientit në 68 dhe 76% të rasteve në Londër.

Ndërsa i saktë ishte në 88% të rasteve kur përdoreshin të dhënat e SHBA-së. Sipas autorit të studimit, Zeljko Kraljevic, këto gjetje tregojnë se mjeti mund të arrijë nivele të larta të saktësisë në parashikimin e gjendjes shëndetësore të pacientëve dhe demonstrimi i tij mund të jetë mjet i vlefshëm për të ndihmuar vendimmarrjen dhe informimin klinik.

Ndërkaq, një teknologji e re që përdor inteligjencën artificiale, mund të ndihmojë individët me çrregullime zanore që të flasin natyrshëm me zërin e tyre. Ky përparim mund të ofrojë një shans për miliona njerëz që të zhvillojnë biseda më të qarta. Joris Casterman ka një çrregullim zanor dhe i merret goja. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai thotë se kur pëshpërit e folura e tij është e rrjedhshme dhe e qartë. “Sepse kur jeni duke pëshpëritur nuk i përdorni kordat vokale”,-thotë Joris Castermans, themelues i firmës “Whispp”. Kjo shpjegon se pse individët që kanë probleme me të folurit mund të ulin çrregullimet e të folurit me rreth 85% nëse pëshpërijnë.