Health & Beauty Lifestyle

Studim/Zbulohet kimikati kanceroz që gjendet tek produktet antidjersë!

Benzeni, një kimikat i njohur që shkakton kancer, u gjet në mbi gjysmën e 108 llojeve të produkteve të antidjersës dhe deodorantëve të trupit nga 30 marka të ndryshme, sipas peticionit të paraqitur këtë muaj në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së. FDA ka shprehur se:

Benzeni nuk duhet të përdoret në prodhimin e substancave ose produkteve sepse është një tretës i klasit 1 me “toksicitet të papranueshëm”.

Sidoqoftë, FDA lejoi një përdorim “të përkohshëm” të benzenit në dezinfektuesit e lëngshëm të duarve gjatë pandemisë. Benzeni krijohet nga proceset natyrore dhe të bëra nga njeriu. Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kimikati, i cili mund t’i mashtrojë qelizat e trupit që të mos funksionojnë siç duhet, është gjithashtu një pjesë natyrale e naftës së papërpunuar, benzinës dhe tymit të cigareve.

Përdoret gjithashtu për të prodhuar një shumëllojshmëri të “plastikës, lubrifikantëve, gomave, ngjyrave, detergjenteve, ilaçeve dhe pesticideve”, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit. Instituti Kombëtar i Kancerit u shpreh se:

Ekspozimi mund të jetë i rrezikshëm, duke rritur rrezikun e zhvillimit të leuçemisë dhe çrregullimeve të tjera të gjakut.

Ekspozimi ndaj niveleve të larta të benzenit në ajër mund të shkaktojë skuqje dhe plagë në lëkurën tuaj, sipas Agjencisë për Substancat Toksike dhe Regjistrin e Sëmundjeve (ATSDR). Pas këtij studmi pritet të merren masa nga FDA.

Toksinat janë prezente në çdo gjë që na rrethon, në ajër, ujë dhe në ushqimin që hamë. Madje edhe ‘smartphonat’ përmbajnë toksina. Ato akumulohen vazhdimisht në trup dhe mund të arrijë një pikë që ju mund të sëmureni rëndë. Në këtë link ne ju tregojmë disa nga shenjat që tregojnë se është koha të detoksifikoheni sipas ‘Bright Side’.

Ndërkaq, ju zbulojmë një detaj interesant. Së fundmi, aktori i njohur Mathew Mc.Conaughey i ka habitur të gjithë me deklatatën e tij. Ai ka shprehur se prej 3 dekadash nuk përdor deodorant, pasi nuk i pëlqen që të ketë të njëjtën aromë si njerëzit e tjerë.