Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Studimi i fundit na tregon më shumë për personat të cilët “lënë kokën” pas çajit!

Nëse ju pëlqen të konsumoni shumë çaj, atëherë shanset janë të mëdha se keni një imagjinatë më të pasur dhe jeni më kreativë sesa personat të cilët e shmangin këtë pije. Ekipi i psikologëve ka publikuar studimin në revistën ‘Food Quality and Preference’ dhe studimi ka përfshirë 50 studentë. Gjysma e studentëve pjesëmarrës kishin konsumuar çaj të zi çdo ditë, ndërsa të tjerët kishin konsumuar ujë.  Psikologët i kishin analizuar aftësitë e tyre njohëse dhe kreative përmes testeve të ndryshme.

Në testin e parë, studentët është dashur ta krijojnë një ndërtesë me blloqe të formave dhe madhësive të ndryshme, ndërsa në testin e dytë është dashur ta gjejnë një emër kreativ për ndonjë restorant. Rezultatet e tyre pastaj ishin analizuar nga ekspertët të cilët nuk kishin marrë pjesë në hulumtim. Sipas tyre, studentët të cilët kishin konsumuar çaj në baza të rregullta ditore vazhdimisht kishin pasur nota më të larta sa i përket kreativitetin në të dy testet.

Sipas rezultateve të studimit, konsumimi i çajit para detyrave komplekse i rritë aftësitë njohëse te njerëzit. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se ata që pinë çaj ‘bëhen’ më kreativë. Çaji përmban substanca të cilat e relaksojnë trurin dhe kur njerëzit janë të relaksuar janë më të prirë t’i shfrytëzojnë kapacitet e tyre. Ndërkaq, nëse ju pëlqen të pini çaj, për të pasur kënaqësi të plotë, është mirë të zgjidhni një kombinim të bimëve që përputhen me grupin tuaj të gjakut. Mësoni se cili është çaji ideal për grupin tuaj të gjakut duke klikuar në këtë link.