Celebrities Music Showbiz

Suksesi më i madh i karrierës…Miley Cyrus ka disa fjalë zemre për ndjekësit e saj!

Këngëtarja e famshme, Miley Cyrus së fundmi ka arritur një mega sukses. Ajo është renditur në 3 artistet më të dëgjuara të dekadave të fundit. Këngëtarja ka bërë të ditur se ka arritur 1 miliardë dëgjime në Spotify, duke ju bashkuar Taylor Swift dhe Lady Gaga-s.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo është shprehur shumë e lumtur për këtë moment dhe ka shkruar disa fjalë zemre:

Jam e nderuar që jam një nga 1 nga 3 artistet që në 3 dekadat e fundit kam arritur 1 miliard dëgjime në Spotify. Jam krenare që i jam bashkuar Taylor Swift dhe Lady Gaga-s, dashuri dhe vlerësim për të gjithë ata që kanë dëgjuar “Plastic Hearts” dhe kanë mbështetur qëllimin e jetës sime që nga fillimi! Muzika është një pjesë e rëndësishme e ekzistencës sime. Nuk mund t’ju falenderoj mjaftueshëm që i bëtë realitet ëndrrat e mia.

Rikujtojmë se së fundmi, Miley Cyrus dhuroi një performancë mjaft emocionuese në “Super Bowl” të mbajtur në Florida. Teksa ishte duke performuar hitin e saj “Wrecking Ball”, Miley shpërtheu në lot dhe iu desh të ndalonte së performuari.

28-vjeçarja gjithashtu së fundmi është përballur sërish me situata problematike. Artistes iu vodhën sende materiale në shtëpinë e saj në Los Angeles, përfshirë edhe fotografinë familjare.

Gjithashtu, Miley ka treguar prej kohësh se është biseksuale. Së fundmi, ajo është shprehur në një intervistë se për të ka më shumë kuptim të jetë në një lidhje me një vajzë se sa me një djalë, sepse sipas saj trupat e femrave janë shumë më tërheqës se të meshkujve.