Supermodelja Heidi Klum vazhdon të pushtojë pasarelat dhe të bëjë kopertina revistash dhe fushata reklamuese. Siç shpjegon ajo në një intervistë për People’s StyleWatch asaj iu desh të krijonte rrugën e saj, sepse nuk ishte kurrë një nga modelet më të mira të epokës.
Unë kurrë nuk kam qenë në grupin e supermodeleve vërtet të shkëlqyera në atë kohë. Më kujtohet kur shkova në Paris dhe provova disa fustane. Unë kurrë nuk mund të përshtatesha me to. Unë isha e dobët, por modelet e tjera ishin edhe më të holla. Të gjitha gjërat që kam dashur të bëj në fillim, nuk kam arritur t’i bëj. Kështu që kërkova gjëra që mund të bëja. Unë e kam parë gjithmonë karrierën time si një shtëpi, ku nuk të duhet vetëm dera e përparme për të hyrë. Gjithmonë thosha, ‘Mirë, ata nuk më duan këtu për modë. Unë do të shkoj në vende të tjera të ndryshme të botës’.
Ndërkaq, për 13 vitet e bashkëpunimit me një markë të famshme të brendshmesh, Heidi tha se është shumë krenare dhe mirënjohëse që e zgjodhi atë.