Celebrities Gossip Showbiz

“Ta dojë ashtu siç është…”, Ronaldo Sharka poston videon e Krist Aliaj me vajzën misterioze!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Mbrëmjen e djeshme Krist Aliaj dhe Ronaldo Sharka kanë darkuar me disa miq të tyre e këtë na e kanë treguar me disa postime në Instastory. Por jo vetëm kaq, një vajzë bjonde misterioze ka qenë më afër Kristit se të tjerët dhe këtë Ronaldo nuk mund të mos e ndante me ndjekësit dhe ka postuar një video duke i ngacmuar ata të dy dhe duke e vendosur Kristin në siklet ndërkohë që vajza nuk pranon të tregoj fytyrën.

Pas mbarimit të “BBV” Krist Aliaj dhe Jori Delli janë takuar shpesh herë me njëri-tjetrin dhe këtë na e kanë treguar me postimet e tyre në rrjete sociale aq sa mes tyre aludohej se mund të kishin diçka më shumë se thjesht miqësi. Ama ditën e sotme Jori u ka dhënë një përgjigje këtyre thashethemeve duke postuar në Instastory një mesazh të një ndjekësi, i cili ka thënë se ata duken si shokë me benefite dhe Jori i ka dhënë një përgjigje.