Celebrities Music Showbiz

Rita Ora vjen me surpriza, diçka e re po “gatuhet” nga artistja!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora mesa duket po punon intensivisht në sjelljen e projekteve të reja muzikore dhe ndërkohë nuk ka lënë anash as realizimin e disa projekteve të tjera jashtë muzikës. Vetëm pak ditë më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore pozoi për kopertinën e revistës “Vogue Australia”, në numrin e tetorit.

Ndërsa, përmes një postimi të radhës që ka ndarë me fansat në Instagram ka treguar se ka filluar punën në studio dhe po punon për realizimin e këngëve të reja. Nga fotot e publikuara këngëtarja shfaqej e veshur thjesht, por shumë e lumtur, ku shkroi:

Pikërisht ashtu siç është… pas orëve në studio, pushimi konsiston në ngjitje në mur. Natyrisht.

Sezoni i fundit i “The Voice Australia”, ku Rita ka qenë pjesë e jurisë ka qenë një sukses i madh për televizionin Channel Seven që e ka transmetuar deri tani, falë panelit të jurisë që përbëhet nga yjet më të mëdhenj të muzikës. Pra, nuk është për t’u habitur që nuk do të kursejnë asnjë shpenzim për të siguruar sërish rikthimin e trajnerëve të famshëm në vitin 2022 si Rita Ora, Keith Urban, Guy Sebastian dhe Jessica Mauboy.

Jessica dhe Guy, tashmë kanë nënshkruar për sezonin e vitit të ardhshëm, raportojnë mediat e huaja, por ende po flitet për të marrë Ritën dhe Keith. Asaj i ofrohen deri në një milion dollarë në sezon, që është një tarifë marramendëse.

Së fundmi, Rita Ora ka publikuar një foto në profilin e saj në Instagram, ku duket dora e saj me gishtin e unazës të mbuluar me një emoji. Megjithëse ajo vendosi ta fshijë foton disa minuta pasi e postoi, kjo foto nuk i’u ka shpëtuar fansave, të cilët kanë aluduar se Rita mund të ketë marrë një propozim martese nga regjisori i njohur Taika Waititi.