Celebrities Showbiz

Tani edhe i dashuri i Kim Kardashian do të udhëtojë në hapësirë me Jeff Bezos!

Së fundmi thuhet se Pete Davidson do të bëjë një udhëtim në hapësirë. Ylli i “Saturday Night Live”, i dashuri i Kim Kardashian është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje me Jeff Bezos për fluturimin e ardhshëm të “Blue Origin”, raporton Page Six. Në lidhje me këtë një burim është shprehur se:

Pete është i emocionuar. Ata nuk kanë nënshkruar ende një kontratë, por duket se do të ndodhë. Detajet janë duke u finalizuar. Takimi shkoi shumë mirë me Jeff.

Nuk dihet ende se kur Davidson do të shkojë në hapësirë, por ka të ngjarë të jetë më vonë këtë vit. Në janar, komediani 28-vjeçar dhe Kardashian morën pjesë në një darkë me Bezos dhe të ftuar të tjerë, duke përfshirë Kris Jenner, Corey Gamble dhe partneren e Bezos, Lauren Sanchez.

Rikujtojmë se Michael Strahan u bë gazetari i parë amerikan që ka udhëtuar në hapësirë ​dhe ka përfunduar me sukses një fluturim vajtje-ardhje në misionin e fundit të Jeff Bezos me ‘Blue Origin’. Pas zbirtjes së anëtarëve të tjerë të ekuipazhit dhe atij vetë, të sigurtë përsëri në Tokë, moderatori i njohur i “Good Morning America” tregoi në një video të postuar në rrjetin e tij social Twitter se:

Fluturimi ka përfunduar. Unë jam kthyer në qendrën e trajnimit këtu dhe më duhet të them se ishte sur-reale. Megjithatë ju dëshironi ta shqiptoni atë. Por ishte e pabesueshme. Është e vështirë edhe ta përshkruaj. Do të duhet pak për ta përpunuar, por nuk mund të kishte shkuar më mirë. Mora kapelën time, mora krahët dhe mund të fluturoj. E bëra sot. Nuk di si ta përshtatem me këtë. Wow, është gjithçka që mund të them. Uau. Ja ku jemi Michael ‘Astronaut’ Strahan, në hapsirë.