Bota Celebrities Tech Travel

Ja kush është gazetari i parë amerikan që udhëtoi në hapësirë në misionin e “Blue Origin”!

Michael Strahan u bë gazetari i parë amerikan që ka udhëtuar në hapësirë ​dhe ka përfunduar me sukses një fluturim vajtje-ardhje në misionin e fundit të Jeff Bezos me ‘Blue Origin’. Pas zbirtjes së anëtarëve të tjerë të ekuipazhit dhe atij vetë, të sigurtë përsëri në Tokë, moderatori i njohur i “Good Morning America” ka treguar në një video të postuar në rrjetin e tij social Twitter se:

Fluturimi ka përfunduar. Unë jam kthyer në qendrën e trajnimit këtu dhe më duhet të them se ishte sur-reale. Megjithatë ju dëshironi ta shqiptoni atë. Por ishte e pabesueshme. Është e vështirë edhe ta përshkruaj. Do të duhet pak për ta përpunuar, por nuk mund të kishte shkuar më mirë. Mora kapelën time, mora krahët dhe mund të fluturoj. E bëra sot. Nuk di si ta përshtatem me këtë. Wow, është gjithçka që mund të them. Uau. Ja ku jemi Michael ‘Astronaut’ Strahan, në hapsirë.

E si të mos mjafton vetëm kjo, platforma e transmetimit “ABC News Live” do të debutojë edhe me pjesën e “Michael Strahan’s Liftoff to Space”. Një video ose program më saktë i cili do të përshkruante të gjithë rrugëtimin e tij që para nisjes edhe deri pas kthimit të tij në Tokë përsëri.

Gjithashtu do të jetë i disponueshëm për t’u parë në ‘Hulu’. Strahan ishte mes pesë anëtarëve të tjerë të ekuipazhit në fluturimin e së shtunës të ‘Blue Origin’, i cili shënon misionin e tretë të pasagjerëve për kompaninë në pronësi të Bezos, duke përfshirë Laura Shepard Churchley, vajzën e astronautit legjendar Alan Shepard dhe katër persona që paguanin biletën e tyre për të ikur në hapësirë.

Grupi u ngrit me raketën “New Shepard” të Blue Origin në orën 10:01 të mëngjesit. Të famshëm të tjerë që kanë udhëtuar me ‘Blue Origin’ deri më tani përfshijnë William Shatner në muajin tetor dhe vetë miliarderin Bezos në muajin korrik.