Auto & Moto Bota Tech

Tashmë Tesla ka një rival të fortë dhe është pikërisht…

Kompania kineze e automobilave, Geely lançoi të hënën një gjysmë kamion të ri elektrik, ndërsa prodhuesit e automjeteve kërkojnë të sjellin teknologji të re në tregun e automjeteve tregtare. Sipas drejtorit ekzekutiv, Mike Fan, i cili u shpreh në një intervistë për “CNBC” së fundmi, grupi i Geely-t, “Farizon Auto”, po planifikon të nxjerrë në treg Homtruck-un e ri në vitin 2024 dhe po synon edhe tregjet ndërkombëtare.

Fan tha se ky produkt është projektuar dhe zhvilluar duke u përballur me tregun global, duke shtuar se kompania do të synonte Evropën, Korenë, Japoninë dhe Amerikën e Veriut. Lançimi i Homtruck-ut nga Geely vjen pasi një numër i prodhuesve të automjeteve kanë njoftuar kamionët e tyre elektrikë.

Tesla, e cila prezantoi kamionin e saj të quajtur Semi në vitin 2017, ka vonuar prodhimin e atij automjeti për disa kohë. Homtruck-u do të ketë opsione të ndryshme të energjisë, duke përfshirë hibrid metanol dhe elektrike të pastër.

Bateritë me energji metanol janë një teknologji në të cilën Geely ka investuar prej disa vitesh dhe disa nga modelet e saj aktualisht e kanë këtë opsion të energjisë. Farizon tha se bateritë e Homtruck gjithashtu mund të ndërrohen, gjë që redukton nevojën për t’u ngarkuar. Kompania shprehet se:

Nga brenda kamionit ka një dush dhe tualet, krevat tek, frigorifer, zonë kuzhine dhe një lavatriçe të vogël. Do të jetë një kamion që do funksionojë pa shofer deri në vitin 2030. Homtruck është ndërtuar duke pasur parasysh drejtimin automatik.

Kompania Geely tha se automjeti do të jetë në gjendje të përdorë disa veçori pjesërisht autonome pa shofer. Dhe për udhëtime më të gjata, kamionët do të jenë në gjendje të komunikojnë me njëri-tjetrin për të ruajtur shpejtësinë dhe distancën e sigurt.

Mike Fan u shpreh se Geely planifikon të prezantojë drejtimin autonom në tre faza. Deri në vitin 2023, kompania shpreson të ketë disa veçori të pjesshme pa shofer dhe me sisteme më të avancuara në vitin 2026. Geely planifikon të arrijë autonomi të plotë në vitin 2030. Fan tha se:

Jam i sigurt se rregulloret dhe standardet e drejtimit autonom janë në proces të formimit.