Celebrities Showbiz

Të gjithë vëmendjen në fotot e fundit të Kiara Titos e mori komenti epik i Luizit…

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP 2”, Kiara Tito ka qenë në çdo moment në qendër të vëmendjes të fansave. Përveç angazhimeve në televizion, Kiara është mjaft aktive edhe në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo ndan me 735 mijë ndjekësit në Instagram foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Një ditë më parë, Kiara mori gjithë vëmendjen me disa foto të postuara në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqej mjaft elegante. Ajo mbante veshur një fund të shkurtër që i tregonte paksa edhe të brendshmet si dhe një crop top të zi. Veshjen e kishte kombinuar me një palë taka të zeza si dhe një çantë shumë të vogël ngjyrë pink.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Teksa këto foto morën mijëra pëlqime dhe komplimente, vëmendjen më të madhe e mori komenti i partnerit të saj, Luiz Ejlli. Me shaka, ai shkroi:

Është dobësuar, prandaj i ka rënë pak minifundi. Faleminderit për mirëkuptimin!