Celebrities Gossip Showbiz

12 faqe fjalim për dashurinë e tij Jennifer Lopez, gjeni edhe ju dikë në jetë si Ben Affleck!

Pak ditë më parë dyshja e njohur Ben Affleck dhe Jennifer Lopez i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore në Georgia, SHBA. Së fundmi Kevin Smith ka zbuluar se regjisori i njohur ditën e dasmës kishte shkruar një fjalim me 12 faqe për dashurinë e jetës së tij të cilën e lexoi. Smith ndërkaq u shpreh se:

Ai është një nga shkrimtarët e mi të preferuar në planet. Ai i shkroi zotimet e tij, ata të dy i shkruan zotimet e tyre, por ai shkroi një fjalim të gjatë që ia lexoi asaj në dasmë, i cili ishte befasues. Ishte e mrekullueshme. Shumë frymëzuese. Jam i lumtur për ta. Ishte një fund i vërtetë përrallor. Jennifer ka shije të patëmetë, i gjithë vendi dukej i mahnitshëm. Ajo dukej fantastike. Të gjithë dukeshin fantastikë.

Ndërkaq, para disa ditësh në rrjet u shpërndanë disa pamje nga brenda festës së çiftit, ku shihej Jennifer teksa këndonte para Ben një këngë romantike. Megjithatë, tani këngëtarja dhe aktorja pretendon se pamjet ishin “vjedhur pa pëlqimin e tyre”. Ajo ka kritikuar këtë veprim veçanërisht për shkak se të gjithë të ftuarve iu kërkua të nënshkruanin marrëveshjet e moszbulimit si kusht për pjesëmarrjen.

Videoja që qarkulloi në internet shfaqte Jennifer, së bashku me një trupë kërcimtarësh duke i kënduar Ben, ndërsa ai ishte ulur para saj në pistën e kërcimit. Ndërkaq, sjellim në vëmendje se së fundmi kërcimtarja dhe aktorja amerikane, Heather Morris, ndau përvojën e saj të pakëndshme me Jennifer Lopez, kur ajo u përjashtua nga një audicion kërcimi për shkak të shenjës së horoskopit. 35-vjeçarja, e cila prej vitesh punon si kërcimtare profesioniste, u shfaq në audicionin e J.Lo, por u largua shumë më shpejt se sa pritej.