Celebrities Gossip Showbiz

Të jesh një nënë që punon është faj?! Aktorja Emily Blunt tregon se është paragjykuar!

Aktorja e njohur Emily Blunt, nënë e dy vajzave, Hazel 8-vjeçe dhe Violet 5-vjeçe ka folur së fundmi në një intervistë për ‘Porter Magazine’ se sa e vështirë është të jesh një nënë në karrierë. Aktorja ka pranuar se i është dashur të punojë shumë dhe madje e ka pasur të vështirë të gjejë një ekuilibër.

Unë e gjej veten duke u përpjekur të shpjegoj ose të kërkoj falje. Është interesante që ne gratë ende mendojmë se duhet të kërkojmë falje që zgjodhëm të punojmë, gjë që nuk është kështu për meshkujt. Ne e normalizojmë këtë.

Një provë me të cilën është përballur së fundmi, gjatë xhirimeve të mini-serialit “The English”, gjatë të cilit iu desh të kalonte një periudhë në Spanjë, larg familjes. Në një tjetër xhirim, në Atlanta, asaj iu kërkua shpesh t’i përgjigjej pyetjes “Ku janë fëmijët e tu? ”

Ajo shtoi:”Vë bast se askush nuk do ja bënte këtë pyetje Chris Evans, Andy Garcia apo Jay Duplass .”

Rikujtojmë, se Blunt para disa viteve tregoi më shumë detaje rreth vetes së saj të cilat askush nuk i dinte. Ajo u shpreh se kurrë nuk i sheh filmat e saj pasi publikohen sepse me siguri do të ketë kritika të ashpra për veten sa do të donte t’i bënte nga e para ose të mos i kishte bërë kurrë.