Showbiz

Emily Blunt zbulon ëndrrën më të madhe dhe arsyen përse kurrë nuk i sheh filmat e saj

Aktorja e famshme britanike dhe shumë e dashur për publikun Emily Blunt më në fund ka realizuar intervistën e “Vogue”, “73 pyetje me”.

Me shumë elegancë dhe përgjigje të shpejta e të vendosura, ajo na ka treguar shumë detaje rreth vetes së saj të cilat askush nuk i dinte por gjithashtu ka bërë edhe disa rrëfime interesante.

Fillimisht 35-vjeçarja ka treguar se kurrë nuk i sheh filmat e saj pasi publikohen sepse me siguri do të kishte kritika të ashpra për veten sa do të donte t’i bënte nga e para ose të mos i kishte bërë kurrë.

Ëndrra e saj më e madhe që shpreson ta realizojë në të ardhmen është të jetë protagonste në një film ku bën pjesë Leonardo DiCaprio pasi fituesi i çmimit “Oscar” është artisti i saj i preferuar.

Emily gjithashtu zbuloi se një tjetër dëshirë e madhe e saj është të intervistojë yllin e “Rolling Stones”, Keith Richards sepse ende nuk e beson se si një legjendë si ai është ende gjallë midis nesh.