Bota

Temperaturat thyejnë rekordin në Britani, kaos në aeroporte, mbyllen shkollat!

Temperaturat e larta si asnjëherë më parë në Britaninë e Madhe, kanë shkaktuar mjaft kaos në pjesën më të madhe të qyteteve të vendit.

Si pasojë e temperaturave të larta pista e Aeroportit Luton u mbyll për shkak të shkrirjes së sipërfaqes së saj, pasi Uellsi regjistroi ditën e tij më të nxehtë në rekord me Anglinë që do të pasonte më vonë me shpërthimet e zjarreve.

Nxehtësia e madhe ka bërë që të anulohen trenat e të mbyllen edhe shkollat

Fluturimet u devijuan nga aeroporti, ndërsa inxhinierët u thirrën menjëherë në kantier dhe punimet e riparimit janë duke u zhvilluar për të rifilluar punën sa më shpejt të jetë e mundur.

Met Office konfirmoi se Hawarden në Flintshire kishte arritur 37.1C (98.8F) këtë pasdite, duke tejkaluar nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në Uells prej 35.2C (95.4F) në të njëjtin vend më 2 gusht 1990

Nga ana tjetër, Franca perëndimore po përballet me një “apokalips të nxehtit”, teksa ekspertët kanë paralajmëruar për temperaturat ekstreme që vazhdojnë të godasin pjesën më të madhe të Evropës.

Temperaturat e nxehta mund të arrijnë nivele rekord në 15 rajone të jugperëndimit duke shkaktuar pasoja negative.

Flakët në Spanjë, Portugali dhe Greqi kanë detyruar mijëra të tjerë të largohen, ndërsa zjarrfikësit po luftojnë për shuarjen e zjarreve.

Temperaturat rekord priten gjithashtu edhe në disa pjesë të Mesdheut, e cila ka paralajmërimin e parë të nxehtësisë ekstreme me ngjyrë të kuqe.

Sipas BBC, zjarret në Francë në ditët e fundit kanë detyruar mbi 24,000 njerëz të largohen, nga zonat e rrezikuara.

Gironde, një rajon turistik popullor në jugperëndim, është goditur shumë keq nga zjarret masive, ku janë shkatërruar mbi 14,000 hektarë tokë për një javë.