Tech

Kryeministri britanik Rishi Sunak: “Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në lehtësimin e ndërtimit të armëve kimike dhe biologjike”!

Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në lehtësimin e ndërtimit të armëve kimike dhe biologjike. Këtë ka paralajmëruar kryeministri britanik Rishi Sunak. Sunak tha se në një skenar të rastit më të keq, shoqëria mund të humbasë të gjithë kontrollin mbi Inteligjencën Artificiale duke mos arritur për ta çaktivizuar. Teksa potenciali për dëm është i diskutueshëm, njerëzit nuk duhet të injorojnë rreziqet e mundshme nga AI.

Sunak tha se kjo teknologji po krijonte vende pune. Ai shtoi se zhvillimi i teknologjisë do të përshpejtojë rritjen ekonomike dhe produktivitetin, megjithëse pranoi se do të kishte një ndikim në tregun e punës. Fjalimi i kryeministrit britanik përcaktoi aftësitë dhe rreziqet e mundshme të paraqitura nga AI duke përfshirë sulmet kibernetike, mashtrimin dhe abuzimin seksual të fëmijëve pas publikimit të një raporti të qeverisë.

Ndërkaq, të shumta janë teoritë mbi jetën e përtejme. Ekspertë në SHBA të cilët merren me studimin e jetës së njeriut, thonë se shkenca do të përparojë aq shumë sa njerëzit do të sigurojnë përjetësinë, jo më larg se brenda dekadës së ardhshme. Ray Kurzweil, futurist, thotë se ka parashikuar gjëra të jashtëzakonshme për vitet që vijnë. Një deklaratë e mëparshme e tij për avancimin e kompjuterëve në fakt rezultoi e vërtetë. Ai ka thënë gjithashtu para shumë vitesh se telefonat celularë do jenë e ardhmja e botës.

Ndërkaq, shefi ekzekutiv i SoftBank, Masayoshi Son, tha se beson se inteligjenca e përgjithshme artificiale (AGI), inteligjenca artificiale që tejkalon inteligjencën njerëzore pothuajse në të gjitha fushat, do të realizohet brenda 10 viteve. Duke folur në konferencën e korporatës SoftBank World, Son tha se beson se AGI do të jetë dhjetë herë më inteligjente se shuma totale e gjithë inteligjencës njerëzore. Ai vuri në dukje përparimin e shpejtë në AI gjeneruese që ai tha se tashmë ka tejkaluar inteligjencën njerëzore në fusha të caktuara.