Auto & Moto

Tesla e konfirmon, Cybertruck del në shitje muajin e ardhshëm!

Tesla ka njoftuar se dërgesat për Cybertruck do të fillojnë në nëntor dhe pretendon se ka vendosur tashmë kapacitetin e prodhimit për 125 mijë kamionçina në vit. Prodhuesi amerikan i makinave elektrike ka thënë se eventi për dërgesat do të mbahet më 30 nëntor.

Tesla publikoi rezultatet e saj financiare të tremujorit të tretë të vitit 2023 dhe siç pritej, kishte një përditësim në lidhje me Cybertruck. Në prezantimin tremujor, Tesla përmendi se “prodhimi pilot” i Cybertruck ka filluar:

Në Gigafactory Texas, ne filluam prodhimin pilot të Cybertruck, i cili mbetet në rrugën e duhur për dërgesat fillestare këtë vit.

Rikujtojmë, se së fundmi Tesla ka publikuar një video të dy kamionçinave elektrike Cybertruck duke operuar në terren të ashpër rrugor në Meksikë. Prodhuesi amerikan i automjeteve Tesla publikoi videon në rrjetin social X.