Auto & Moto

Tesla publikon videon e kamionçinës elektrike në terren të ashpër!

Tesla ka publikuar një video të dy kamionçinave elektrike Cybertruck duke operuar në terren të ashpër rrugor në Meksikë. Prodhuesi amerikan i automjeteve Tesla publikoi videon në rrjetin social X.

https://twitter.com/Tesla/status/1711184330792579093?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1711184330792579093%7Ctwgr%5Edc3bc885e4c888e21f702c06ecd12549090d4c70%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ftesla-ndan-nje-video-shtate-minuteshe-te-cybertruckut-ne-terren-te-ashper%2F

Modeli i shumëpritur i paralajmëruar disa vite më parë Cybertruck ende nuk e ka bërë debutimin zyrtar, por pritet ta bëjë këtë vit. Rikujtojmë, se gjiganti i teknologjisë kompjuterike Oracle ka bërë të ditur planet për të zhvilluar një automjet policie të bazuar në modelin Cybertruck të Tesla-s. Larry Ellison, bashkëthemeluesi i kompanisë e ka bërë njoftimin gjatë konferencës CloudWork të Oracle në Las Vegas.