Health & Beauty

Testohet vaksina për trajtimin e melanomës, një nga format më agresive të kancerit të lëkurës!

Një test për vaksinë mRNA kundër formave me rrezik të lartë të melanomës, një nga format më agresive të kancerit të lëkurës, po vazhdon të përparojë rezultate premtuese dhe mund të shkojë drejt një procesi të përshpejtuar miratimi në vitin 2025. Përgatitja quhet mRNA-4157/V940 dhe është një vaksinë eksperimentale mRNA e zhvilluar nga kompania farmaceutike Moderna.

Kjo vaksinë është krijuar nga gjenomi i tumorit të çdo pacienti. Janë identifikuar mutacionet specifike kundër të cilave duhet të trajnohet sistemi imunitar, në mënyrë që ato të kodohen në “recetë” të mARN-së së vaksinës. Në një provë klinike të fazës 2, vaksina u administrua, së bashku me një medikament imunoterapie të zhvilluar nga kompania Merck (Keytruda) te 147 pacientë që kishin heqjur një melanomë të stadit të tretë ose të katërt, forma të avancuara dhe me rrezik të lartë rikthimi.

Kombinimi i barnave uli rrezikun e rikthimit të tumorit dhe vdekjes në tre vitet e ardhshme me 49% dhe uli rrezikun e përhapjes së qelizave tumorale në tre vitet e ardhshme me 62%. Në disa rezultate të publikuara vitin e kaluar, zvogëlimi i rrezikut të rikthimit dhe vdekjes ishte në shkallën 44%, ndërsa tani prek praktikisht një në dy pacientë.  Vaksinat terapeutike si kjo nuk parandalojnë tumoret, por i trajtojnë ato, duke e mësuar trupin të reagojë ndaj “ndërhyrësit”.

Moderna po planifikon një studim më të madh të fazës së tretë për 1000 pacientë për vitin 2024. Kjo procedurë hap dritën jeshile për ilaçet në bazë të të dhënave klinike më pak të plota sesa kërkohet normalisht, kur barnat adresojnë një nevojë mjekësore të paplotësuar, kurojnë një sëmundje të rrallë ose mbrojnë kundër një kërcënimi serioz për shëndetin publik.

Moderna tha se po punon gjithashtu për një vaksinë të ngjashme kundër kancerit të mushkërive me qeliza jo të vogla. Rikujtojmë, se një risi mbresëlënse u prezantua së fundmi në “Young Scientist Challenge”. 14-vjeçari Heman Bekele krijoi një sapun me përbërës kundër melanomas, kancerit të lëkurës gjë për të cilën u nderua me çmimin e parë dhe 25 mijë dollarë. Bekele ka lindur në Etiopi dhe ka emigruar në SHBA bashkë me familjen kur ishte 4-vjeç. Që i vogël ai ishte i dhënë pas shkencës.