Celebrities Gossip Showbiz

Tha se ka bërë seks me Cristiano Ronaldon, reagon ylli portugez!

Së fundmi, Cristiano Ronaldo ka mohuar akuzat se ka tradhtuar Georgina Rodriguez me një influencuese venezuelas, duke i quajtur pretendimet të rreme. Blogerja, e cila quhet Georgilaya, ka bërë akuza pesë herë ndaj fituesit të “Topit të Artë” në rrjetet sociale. Ajo pretendon se ka fjetur me superyllin portugez në mars 2022.

Georgilaya pretendon se Ronaldo i ka shkruar për t’u takuar gjatë mbledhjeve kombëtare dhe për ketë tregon selfie që kanë bërë. Amerikano-jugorja shkruajti në Instagram:

Kur lexova mesazhin, mendova se po të shkoja atje thjesht do të bisedonim, do të njiheshim më mirë, mbase mund të bëja disa foto të tjera. Nuk e mendoja se në atë situatë do të bënim seks. Fakti është se ka ndodhur. U miratua nga ana ime, por pavarësisht kësaj u ndjeva e manipuluar nga fama dhe fuqia e Cristiano Ronaldos.

Një zëdhënës i Ronaldos tha për The Sun se:

Kjo është krejtësisht e rreme dhe shpifje.

Georgilaya ka postuar një sërë fotografish në llogarinë e saj në Instagram, në të cilat shihet me Ronaldon.

Rikujtojmë, se së fundmi Georgina Rodriguez ka zbuluar disa detaje intime të yllit portugez. Modelja e famshme ka ndarë një pasqyrë të përditshmërisë së saj me futbollistin 38-vjeçar. Sipas Sportweek, Cristiano Ronaldo nuk hyn në kuzhinë për asgjë në botë. Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë bashkë që nga viti 2016, pas takimit në dyqanin Gucci ku modelja punonte.