Bota Travel

“The Economist” na prezanton me kryeqytetin më të shtrenjtë në botë!

Kryeqyteti i Izraelit, Tel Aviv është qyteti më i shtrenjtë në botë, sipas një studimi të publikuar nga revista britanike “The Economist”. Ndërkaq, Parisi dhe Singapori ndajnë vendin e dytë. Më pas vijnë Zyrihu, Hong Kongu e Nju Jorku.

I fundit renditet kryeqyteti sirian, Damask. Berlini ra me tetë vende, në të 50-tin dhe është më i liri nga gjashtë qytete gjemane në listë. Frankfurti renditet si qyteti më i shtrenjtë gjerman e zë vendin e 19-të në renditjen e publikuar.

Në analizën e “The Economist” thuhet:

Problemet me furnizimin dhe masat anti-COVID, prodhimi i kufizuar dhe tregtia kanë kontribuar për rritjen e shpenzimeve për jetesën, në shumë qytete në botë.

Për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve është shtrenjtuar edhe transporti. Gjithashtu, shtrenjtim kanë regjistruar cigaret, produktet që shërbejnë për higjienën personale, si dhe prodhimet e shërbimet në industrinë e argëtimit.

Për të gjithë vizitorët që vazhdimisht udhëtojnë, studimi u zhvillua mbi bazën e krahasimit të situatës në 173 vende e në bazë të çmimeve të më shumë se 200 prodhimeve e shërbimeve të ndryshme.