Celebrities Film & Tv Music Showbiz

Këngëtarja e njohur Taylor Swift zbulon më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj si regjisore!

Taylor Swift përveç talentit të saj në fushën e muzikës tani ka ëndrra edhe më të mëdha, konkretisht për t’u përfshirë tërësisht në fushën e kinematografisë si regjisore. Gjatë një shfaqjeje të “All Too Well: The Short Film” mbajtur në Teatrin Beacon në Nju Jork si pjesë e Festivalit Tribeca 2022, Swift foli për kapërcimin e “sindromës mashtruese” si regjisore e video-s muzikore dhe zbuloi se do të dëshironte të shkruante dhe të drejtonte një film të metrazhit të gjatë në të ardhmen.

Duke folur me regjisorin Mike Mills, këngëtarja dhe kantautorja 32-vjeçare foli për përvojën e saj në regjinë për videoklipe si “The Man”, “Cardigan” dhe “Willow” dhe se si e gjithë kjo punë e çoi në krijimin e “All Too Well: The Short Film”, të cilin ajo e shkroi dhe e drejtoi vetë.

Unë kam qenë gjithmonë shumë kurioze. Gjithmonë shikoja, mësoja dhe përpiqesha të përthithja sa më shumë që të mundesha. Filloi me ndërhyrjen dhe editimin e video-ve të mija muzikore dhe kaloi nga ndërhyrja me modifikimin e më pas në shkrimin e trajtimeve për videoklipet… Kjo ishte pothuajse dhjetë vjet më parë.

Swift po xhironte dokumentarin Miss Americana të vitit 2020 në atë kohë kur mori këshilla nga regjisorja, Lana Wilson dhe përfundoi duke drejtuar vetë “The Man”, gjë që ndezi një dëshirë të re krijuese për kantautoren. Sidoqoftë, asaj iu desh të kapërcejë dyshimin në vetvete përpara se ta konsideronte veten zyrtarisht drejtuese dhe regjisore.

Që nga shkrimi dhe drejtimi i filmit “All Too Well: The Short Film”, ku luajnë Sadie Sink dhe Dylan O’Brien, ajo ka zhvilluar dhe ka projektuar në një lloj forme ëndrra më të mëdha për veten si regjisore.

Do të ishte kaq fantastike të shkruash dhe të drejtoje një film artistik.

Artistja shtoi gjithashtu se ajo do t’i qasej një projekti të plotë në të njëjtën mënyrë si iu afrua filmit të shkurtër.

Më pëlqeu të bëja një film që ishte kaq intim me një ekip që ishte relativisht i vogël, thjesht një grup vërtet solid njerëzish që i besoja.