Celebrities Gossip Showbiz

‘Thumb’ për Fjolla Morinën? Fisnik Syla shfaqet i veshur si sheik dhe…

Ai është sipërmarrës, por prej disa kohësh është bërë pjesë e medias rozë, që në momentin kur u përfol se ishte në një lidhje me këngëtaren Fjolla Morina, marrëdhënie e cila u finalizua me një martesë përrallore në Maldive një vit më parë. Mirëpo, dyshja nuk qëndruan çift për një kohë të gjatë dhe shumë shpejt deklaruan se nuk janë më me njëri- tjetrin.

Herë pas here nuk kanë munguar ‘thumbat’ në rrjete sociale nga ana e të dyja palëve duke na treguar se mes tyre gjërat nuk janë mbyllur dhe aq mirë. Si me anë të Instastory-t më të fundit të sipërmarrësit që i veshur si sheik ka bërë një postim shumë ironik që mendohet të jetë për këngëtaren e cila e viziton shpesh Dubain.

Mos kini frikë me ardh në Dubai sa të jetë El Sheik baba Fisnik. ‘Dubai Porta Potty’

Së fundmi, ashtu si vetëm Fjolla di ka tërhequr sërish vëmendjen duke u përfolur si për një lidhje të re ashtu edhe ka qenë kryefjalë e portaleve pasi u dyshua se është arrestuar sërish.

E teksa me anë të një postimi ku iu kundërvu portaleve që spekuluan për të, këngëtarja duket se i vuri ‘pikat mbi i’ lidhur me këtë çështje.

Mirëpo, përpos jetës publike, duhet të kuptojmë se dhe personazhet publikë kanë jetën e tyre personale që herë zgjedhin ta tregojnë e herë jo. Me anë të dy Instastory-ve të postuar pak ditë më parë, Fjolla na ka treguar se ndodhet në spital me një serum të vendosur, teksa vajzat e saj e vogël i qëndron te koka duke e masazhuar.