Celebrities Gossip Showbiz

Tipike e një babai shqiptar, Bebe Rexha tregon se çfarë i tha i ati pasi e pa duke konsumuar marihuanë me Snoop Dogg!

Bebe Rexha ka pak ditë që ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me Snoop Dogg. “Satellite” titullohet kënga e artistes shqiptare me reperin legjendar e cila u publikua së bashku me një video animacion, në të cilën ata shfaqen duke u transportuar në hapësirën e jashtme pasi kanë tymosur disa gjethe marihuanë.

Sipas interpretuese së hitit “I’m Good (Blue)”, marihuana në fakt luajti një rol të madh në procesin krijues të këngës dhe videos. “Të punosh me Snoop është një ëndërr”, tha Bebe Rexha në një intervistë për revistën People, duke shpjeguar se fillimisht ia dërgoi demon e këngës “Satellite” reperit Snoop Dogg përmes Instagramit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Së fundmi, Rexha publikoi një video duke tymosur marihuanë me Snoop Dogg. “Babai im më telefonoi dhe më tha: ‘Çfarë po bën? Pse po tymos në një video të publikuar në internet? A je e çmendur?” kujton ajo. “Unë thashë: ‘Babi, është Snoop Dogg. Nëse tymos me dikë, ai duhet të jetë Snoop Dogg”. Ky bashkëpunim është pjesë e albumit më të ri të këngëtares, njëherësh i treti në karrierën e saj, i tiulluar “Bebe”.

Albumi i plotë do të publikohet më 28 prill dhe përfshin edhe dy bashkëpunime të tjera shumë të suksesshme, “I’m Good (Blue)” me David Guettan dhe “Seasons” me Dolly Parton. Ky album i pason dy albumeve shumë të suksesshme të artistes shqiptare, “Better Mistakes” në vitin 2021 dhe “Expectations” në vitin 2018.

Rikujtojmë, se Rexha është shpallur si artistja femër që ka qëndruar më gjatë në top listat e Billboard, për zhanret “Country” dhe “Dance/Electronic”. Këto rekorde vijnë falë dy këngëve të saj shumë të suksesshme, “Mean to be” në bashkëpunim me Florida Georgina Line dhe “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guetta. Ndërkaq, Rexha ka paralajmëruar se më 28 prill do të publikojë albumin e saj më të ri, me titull “Bebe”.