Sport

“Tokyo 2020”, xhudistja nga Kosova siguron medaljen e parë të artë olimpike

Distria Krasniqi “vesh” me ar Kosovën. Xhudistja 26 vjeçare kosovare siguroi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios pasi triumfoi ndaj të gjithë kundërshtarëve. Ajo fitoi ndeshjen e parë ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kg.

Në gjysmëfinale, Distria u takua me kundërshtaren Urantsetseg Munkhbat nga Mongolia të cilën arriti ta mposhtë gjithashtu edhe pse me pak vështirësi. Xhudistja pejane u tregua e fortë duke fituar me anë të ‘Waza-Arit’, e siguruar finalen e madhe.

Aty e priste japonezja Funa Tonaki, të cilën sikurse edhe çdo kundërshtare tjetër e mposhti duke siguruar medaljen e artë dhe atë olimpike.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën në Lojërat Olimpike, pasi të parën arriti ta merrte Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Për të shoqëruar e ndjekur ekipin përfaqësues të Kosovës në Lojërat Olimpike të Tokios ka shkuar edhe Presidentja Vjosa Osmani.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka thënë se xhudistja Krasniqi veçse i ka siguruar Kosovës medalje olimpike.

“Urime Kosovë medalja e dytë olimpike”, ka thënë ky Komitet përmes një postimi në Facebook.

Këtë herë, Kosovën në Lojërat Olimpike e përfaqësojnë 11 sportistë, në gjashtë sporte.