Celebrities

Top Channel mbushi 20 vjeç, një copëz nga magjia e shtëpisë më të madhe mediatike shqiptare!

Mbrëmjen e ditës së djeshme, familja e madhe e “Top Media” festoi 20- vjetorin e Top Channel  në një mbrëmje madhështore. Ky revolucion mediatik që nuk ndalet në vijim të hapave që ndërmori Dritan Hoxha 20 vite më parë, feston rritjen e pjekurinë, jo thjesht si një televizion më shumë por si një model që mban të mbërthyer pas ekranit miliona shqiptarë!

Vjollca Hoxha: Tani është njësia matëse për të gjithë ne. Kanë kaluar 14 vjet nga ikja e Tanit dhe më duhet ta pranoj se nuk ka qenë e lehtë. Më duhej të vishja këpucë nr 43, ndërkohë që unë i kam 36. Më duhet të ngrija kokën lart, por Tani ishte shumë i madh për t’u kapur. Por atë që e di me bindje të plotë është që familja ime frymon për të jetuar në kujtimin e tij. Top Channel ka nisur nga ëndrra e një djali 32 vjeçar i cili la pas në besimin tim 4 fëmijë që luftojnë për t’I mbajtur gjallë dëshirat dhe vizionin. Ndaj, ndoshta Tanin s’do e bëjmë dot por ndoshta do bëjmë Vjollcën, Lorin, Sarën, Redian dhe Itanin.

I vërtetë, i drejtë, I lirë dhe i pavarur, zë i shqiptarëve në ditë të errëta e të gëzuara Top Channel ka ditur gjithmonë të bëjë diferencën nga të tjerët me këto vlera të palëkundura ndonjëherë.

Lori Hoxha: Në fakt Topi nuk ka qenë i joni që në fillim. Që kur u ndërtua ka qenë i të gjithë shqiptarëve dhe jemi munduar ta vazhdojmë ashtu si e nisi im atë para 20 vitesh. Jam shumë e lumtur që jam këtu dhe e shoh shtëpinë time plot. Sot emocionohem kur kthej kokën mbrapa por me Top Channel emocionohesh çdo ditë!

Ledion Liço: Ka një ndjenjë të përzier mes nostalgjisë dhe shikimit nga e ardhmja. Është një ndjesi paksa melankolike, por është ndjesi e mirë sepse shoh shumë pozitivitet. Është fakti që njerëzit janë si në shtëpinë e tyre. Është kjo energjia që e shoh që përcillet nga fytyrat e të gjithë njerëzve që dalin para ekranit por edhe të atyre që janë pas kamerave.
Ajo që çmon më së shumti familja Hoxha janë personazhet besnik, që kanë qenë këtu që nga dita e parë e lindjes së Top Medias, duke e shndërruar në një shtëpi të ngrohtë për të gjithë. Në shtëpinë tonë!

Arbana Osmani: Sot kam gjithë ditën që jam shumë emocionale, sepse kam kujtuar momentet e mia më të bukura gjatë këtij rrugëtimi 20 vjecar. Jam e lumtur që kam qenë këtu që nga fillimi; kam qenë fëmijë kur kam filluar punë në TOP, tani kam dy fëmijë por pasioni për punën në këtë television, në këtë institucion është njësoj si në ditën e parë.

Salsano Rrapi: Kjo është bërë shtëpia jonë tashmë. Nuk ka më rehat sesa kjo shtëpi. Gjithmonë kam dashur e dua të jem pjesë e kësaj shtëpie me gjithë të mirat e saj e lumturinë që fal edhe për shqiptarët që ndjekin këtë ekran të madh.

Fatmir Minga: Top-i ta mban zemrën të re, shpirtin të ri, por flokët t’i thinj!

Monika Stafa: Nuk besoj dot që kanë kaluar kaq shumë vite. Jam shumë e emocionuar ta shpreh këtë… u vendos të dilja unë në transmetim, mes shumë njerëzve të tjerë të talentuar. Ishte një privilegj. Mu dha stafeta në dorë dhe nuk e besoj dot që unë ende sot e mbaj stafetën. E vlerësoj.

Genta Popa: Ne jemi lidhur shumë fort me Top Channel, që kur kemi qenë të reja para 20 vitesh. Ne falë Top Channel arritëm shumë. I jemi mirënjohëse kësaj logoje të bukur që ka ditur në çdo kohë të frymëzojë!

Denis Dyrnjaja: Gëzuar të gjithëve! Kënaqësi e jashtëzakonshme të jesh në TOP MEDIA!

Bieta Sulo: Jashtëzakonisht e gëzuar të jem pjesë e medias më të dashur dhe më të madhe të gjithë shqiptarëve. Prej 16 vitesh jam pjesë nga 20 dhe jam rritur duke ngjitur shkallët një nga një.

Redi Neziri: Ndihem realisht shumë I emocionuar që jam pjesë e kësaj shtëpie të madhe.
Teksa 240 muaj më parë gjithçka nisi me dhjetëra punonjës, sot Top Media numëron qindra ëndërrimtarë të cilëve me besim u është hapur një derë e artë dhe që nuk kanë zhgënjyer me krijimin e produksioneve të suksesshme.

Olsa Muhameti: Mendoj që Përputhen është kaq i suksesshëm se u lind në Top Channel, në një logo kaq të madhe, kaq të fuqishme, që i gjithë publiku e do shumë. Unë jam Olsa e Përputhen, Osla e Top Channel. Top Channel më rriti mua shumë!

Dejvis Muka: Është privilegj të jesh në një shtëpi kaq të madhe, që realisht është e vetmja media që i mbledh të gjithë shqiptarët kudo që janë!

Erjona Rusi: Me thënë të drejtën këtu e 15 vite para e kisha ëndërr të punoja në Top Channel dhe jam shumë e lumtur që tashmë jemi pjesë e rëndësishme e këtij televizioni, e këtij ekrani me një emision shumë të dashur për shqiptarët, aq më tepër në këtë 20 vjetor jubilee.

Flor Gjini: Familja ime e parë ku pata eksperiencën televizive e uroj e besoj që do të zgjas shumë gjatë. Gëzuar Top Channel!.