Auto & Moto

Toyota paralajmëron tërheqjen e më shumë se 1.8 milionë automjeteve të modelit RAV4!

Toyota po tërheq më shumë se 1.8 milionë makina të modelit RAV4. Prodhuesi i automjeteve, është duke tërhequr makinat e viteve të modelit 2013-2018. Çështja ka të bëjë me një rrezik zjarri nga disa bateri zëvendësuese. Meqenëse disa bateri zëvendësuese në SUV nuk kanë dimensionet e duhura, ato mund të ‘dridhen’ dhe të ndezin një zjarr nëse makina bën një kthesë të fortë.

“Disa bateri zëvendësuese 12 volt të madhësisë së specifikuar për automjetet e subjektit kanë përmasa më të vogla të sipërme se të tjerat. Nëse përdoret një bateri më e vogël për zëvendësim dhe mbajtësi nuk është shtrënguar siç duhet, bateria mund të lëvizë kur automjeti drejtohet me kthesa të forta”- tha Toyota me anë të një deklarate.

Shitjet globale të Toyota Motor Corp. u rritën 8.3% në prill-shtator nga një vit më parë në një rekord prej 5,596,183 automjetesh. Kjo e vë prodhuesin më të madh të makinave në botë në rrugën e duhur për një vit tjetër fitimesh të larta falë kërkesës së fuqishme dhe përmirësimit të kushteve të furnizimit. Prodhimi global në gjysmën e parë fiskal u rrit 10% në një rekord prej 5,738,126 njësi, duke përfshirë filialet Daihatsu Motor Co. dhe Hino Motors Ltd.

Toyota zbuloi së fundmi një makinë e cila kryen 1000 kilometra me një karikim të vetëm. Këtë makinë, kjo kompani synon ta nxjerrë në treg deri në vitin 2026, pjesë e strategjisë së prodhuesit japonez të automjeteve për automjetet elektrike të mbështetura në teknologjinë e avancuar të baterive. Makina koncept LF-ZC, e cila debutoi në “Japan Mobility Show”, përdor bateri prizmatike, me performancë të lartë që arrijnë rreth dyfishin e diapazonit të EV-ve konvencionale ose rreth 1000 kilometra.