Lifestyle Love & Sex

Tradhti apo mungesë dashurie?! Asnjëra nga këto! Ja përse njerëzit nuk e mbajnë unazën e martesës!

Të vendosësh një unazë në dorë do të thotë të premtosh për të dashur dikë përgjithmonë. Historia tregon se tradita e unazave të martesës daton që nga Egjipti i lashtë. Dëshmi të shumta fizike konfirmojnë se të fejuarit e parë ishin egjiptianët e lashtë gati pesë mijë vjet më parë dhe unaza si simbol i përjetësisë, ishte e njohur në shumë kultura. Romakët e lashtë besonin se një damar të çon drejtpërdrejt në zemër përmes gishtit të katërt të dorës së majtë.

Edhe pse sot e dimë që një damar i tillë nuk ekziston, ne ende e ruajmë traditën dhe presim me padurim atë moment të ëmbël kur partneri na pyet nëse do të martohemi me të. Kjo traditë vazhdon në ditën e dasmës, kur të porsamartuarit shkëmbejnë unazat e martesës. Megjithatë, disa prej nesh nuk u pëlqen të mbajnë unaza. Nuk ka lidhje me tradhtinë, mosrespektin, gënjeshtrat apo mungesën e dashurisë.

Ka disa arsye të tjera siç janë besimet personale. Disa njerëz thjesht besojnë se kjo traditë nuk ka të bëjë fare me dashurinë. Tjetër arsye është alergjia. Disa njerëz nuk mund të tolerojnë arin dhe argjendin, sepse lëkura e tyre irritohet dhe bëhet e kuqe. Bizhuteritë u krijojnë probleme shëndetësore, ndaj detyrohen të ruajnë unazat e martesës në një sirtar. Tjetër arsye është puna. Disa profesione përjashtojnë mbajtjen e unazës.

Për shembull, kirurgët, ndërtuesit ose njerëzit që punojnë me makineri të rënda thjesht nuk mund të mbajnë unaza sepse është jopraktike për ta dhe mund të jetë e rrezikshme. Ndërkaq, ka raste kur njëri nga partnerët gjatë martesës shton peshë. Kjo mund të jetë një situatë jashtëzakonisht e sikletshme dhe gjithashtu mund të ndodhë që unaza të pritet për të shpëtuar gishtin. Pas një eksperience të tillë, njerëzit vendosin ta lënë mënjanë unazën.

Rikujtojmë, se sipas një studimi, martesat e dyta janë më të sukseshme dhe me më shumë dashuri se ato të parat. Çiftet në martesën e dytë janë më të lumtur dhe me më pak rrezik për t’u ndarë, thuhet në një raport britanik. Sipas Fondacionit të Martesave, 45 % e martesave të para janë të destinuara për të përfunduar në dyert e gjykatave të divorcit. Por vetëm 31 % e martesave të dyta dështojnë.