Bota

Tragjedi në një festival në Teksas, 8 viktima teksa performonte Travis Scott!

Të paktën 8 persona humbën jetën e disa të tjerë janë plagosur në festivalin muzikor “Astroworld Festival” në Hjuston të Teksasit, në Shtetet e Bashkuara. Paraprakisht mësohet se pjesëmarrësit në radhët e spektatorëve nisën të shtyheshin në momentin kur në skenë po performonte reperi amerikan, Travis Scott, partneri i Kylie Jenner-it.

 

Më herët u njoftua se pati një shkelje masive në momentin kur njerëzit që shtynin, ecën mbi disa persona, të rrëzuar në tokë. Por më pas, kreu i zjarrfikësve të Hjustonit, Samuel Pena konfirmoi variantin se gjithçka ndodhi në çastin kur këndonte Travis Scott.

Në festivalin muzikor ishin të pranishëm rreth 50 mijë persona. “Astroworld” duhej të zhvillohej edhe sot, por për shkak të tragjedisë u ndërpre. Biletat ishin shitur të gjitha e gjithashtu, organizatorët kishin marrë masa duke siguruar praninë e stafeve mjekësore, ndonëse rrëmuja e krijuar e bëri të vështirë kontrollin e situatës. Në vijim priten më shumë detaje rreth shkaqeve e rrethanave të ngjarjes tragjikes.