Gossip Love & Sex Sex Showbiz

Trondit Alex Rodriguez: “J.Lo nuk ishte gjë në shtrat”!

Së fundmi ish-partneri i Jennifer Lopez, Alex Rodriguez ka zbuluar detaje nga lidhja e tij me këngëtaren e famshme. Burime të afërta me Alex kanë treguar se ai po u thotë miqve të tij se këngëtarja nuk është gjë në shtrat. Sipas tyre, Rodriguez ka rrëfyer se ish-çifti hiqej si i dashuruar para kamerave, ndërsa në shtëpi flinin në dhoma të ndara. Burimet u shprehën se:

Rodriguez thotë se Jennifer Lopez i dukej si Mbretëresha e Akullit dhe i vjen keq për mashkullin që ajo po del.

Ndërkaq, nuk është vetëm J.Lo ajo që është hedhur në krahët e një romance të re. Tanimë edhe Alex po sheh nga e ardhmja. Ndërkohë që aktorja po shijon romancën me Ben Affleck, edhe lojtari i baseball-it ka vendosur ta harrojë ish-partneren e tij.

46-vjeçari është duke pushuar në brigjet e bregdetit spanjoll, pasi kishte festuar në St.Tropez e në Monaco së bashku me mikun e tij Eric Decker dhe bashkëshorja e tij, këngëtarja e muzikës country Jessie James Decker dhe me disa miq të tjerë për të festuar ditëlindjen. Në këtë udhëtim ai është fotografuar me një vajzë bionde me të cilën ka treguar goxha afrimitet.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nga ana tjetër janë një nga çiftet më të përfolura të momentit. Dyshja që u ribashkua pas më shumë se dhjetë vitesh të ndarë, nuk po i kursen momentet e përbashkëta për fansat. Duket se çifti nuk po e mban dot të fshehur ndjenjën e fortë që kanë për njëri-tjetrin. Ata kanë qenë në një jaht përreth Evropës. Jennifer dukej e mrekullueshme me një bluze me vija të kuqe dhe të bardha teksa përqafonte të dashurin e saj me sy të ngazëllyer. Ben gjithashtu dukej shumë i dashuruar teksa shihte me sy të lumtur të dashurën e tij.

Rikujtojmë, gjithashtu se diva e muzikës latine, ka festuar para pak ditësh ditëlindjen e saj. Ky 52-vjetor ka qenë mjaft i veçantë për të sepse ajo e ka festuar nën shoqërinë e partnerit të saj Ben Affleck. Ata kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt Francës. Kjo ishte edhe mënyra më e bukur dhe romantike me të cilën ata zgjodhën ta bënin publike lidhjen e tyre.